BallinaLajmeZbulohen arsyet që e çuan në vetëvrasje lehonën në Gjinekologji

Zbulohen arsyet që e çuan në vetëvrasje lehonën në Gjinekologji

Të ngjajshme

Trump thotë se Irani ka qenë afër marrëveshjes “katër apo pesë herë”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të...

Dy të rinj nga Tetova thonë se janë sulmuar nga një grup prej 20 personave

Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë...

Uran Ismaili mëngjes e çaj në Skënderaj, në shtëpinë e Sami Lushtakut

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili,...

Në orët e para të pasdites së të premtes, nëna lehonë, Blerinë Sejdiu-Hodolli, i dha fund jetës së saj, duke u hedhur nga dritarja e banjës në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK. Ajo kishte sjellë në jetë, një muaj më parë, një foshnjë të gjinisë mashkullore, e cila është duke u trajtuar ende në Klinikën e Neonatologjisë. Pritet që familjarët nesër ta marrin foshnjen nga kjo Klinikë, meqë gjendja e saj shëndetësore është stabile.

Dhjetëra persona ia kishin mësyrë lagjes “Hakif Zejnullahu” pasditen e së hënës në qytetin e Podujevës, për t’i shprehur ngushëllime familjes Hodolli pas vdekjes së nënës lehonë Blerinë Sejdiu Hodolli, 32 vjeçe, e cila i dha fund jetës të premten, në orët e para të pasdites, duke u hedhur nga dritarja e një banje në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

E pamja në shtëpinë e burrit do të zgjasë tri ditë, ndërsa edhe familja e tashmë të ndjerës nga nesër do të hapë derën për ngushëllime për vajzën e tyre.

Express, të hënën ka qëndruar në shtëpinë e familjarëve të 32-vjeçares, por ata nuk kanë dashur të japin detaje për shkaqet që e kanë shtyrë të ndjerën drejt këtij akti.

Familjarët kanë thënë që pas lindjes për disa ditë, e ndjera nuk është ndier mirë emocionalisht, gjë e cila, sipas tyre, i ndodh secilës lehonë pas lindjes e që kjo mund të ketë qenë arsyeja, e cila sipas familjarëve e ka çuar 32-vjeçaren drejt vetëvrasjes.

Ata thonë se e ndjera nuk ka pasur probleme të tjera. Sipas tyre, Blerina ka pasur jetë të lumtur bashkëshortore.

“Në bazë të fjalëve të grave që po i thonë, kur të lindin në këtë mënyrë gruaja herë pas here mund të ketë krizë nervore, qajo ka ndodhë. Lindja ka qenë me operacion dhe ka kaluar mirë”, thotë njëri nga familjarët.

Ndërkaq gjendja e foshnjës raportohet të jetë stabile. Fëmija nesër pritet të lirohet nga ana e Klinikës së Neonatologjisë, në të cilën po qëndron qe një muaj. Kështu ka thënë të martën, drejtori i kësaj Klinike, Xhevdet Gojnovci.

“Gjendja e foshnjës është stabile. Nesër pritet të lirohet nga Klinika. Kjo është bërë me kërkesë të familjes, pasi që në shtëpinë e tyre ka të pame, dhe ne i kemi mirëkuptuar”, ka thënë Gojnovci.

Foshnja ka qëndruar në këtë Klinikë një muaj pasi që ka pasur disa komplikime shëndetësore. Ajo ka pasur asfiksi perinatale. Sipas zyrës së drejtorit të SHSKUK-së, viktima nuk ka qenë paciente në këtë klinikë, ndërkaq e njëjta shoqërohej nga bashkëshorti i saj.

“Viktima e cila shoqërohej nga bashkëshorti i saj, nuk ka qenë paciente në QKUK, por vetëm shoqëruese e foshnjës së saj në Neonatologji, pasi që e njëjta kishe lindur para një muaji”, thuhet në përgjigjen e SHSKUK-së.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, është duke e hetuar rastin i cili është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Rasti në polici me urdhër të prokurorit është hapursi vdekje e dyshimtë dhe me të po merret njësiti i hetimeve”, ka thënë, zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz