BallinaLajmeEdhe Kadri Veseli shkon në Zvicër për pushime

Edhe Kadri Veseli shkon në Zvicër për pushime

Të ngjajshme

Osmani shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe delegacionin e BIK’ut

Presidentja Vjosa Osmani ka shtruar iftar për kryetarin e...

Behrami i reagon Kurtit: Kaos, migrim dhe kontrata njëburimore për pesë vite

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga gazetarët...

Krasniqi nënshkruan një vendim, synohet funksionimi i bordit të Mitrovicës

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka...

BBC: Si po e fut lufta e Iranit Evropën në një tjetër krizë energjitike

Efektet anësore të konfliktit që tani po përhapet me...

Zvicra është bërë destinacioni turistik i liderëve kosovarë. Një javë pas kthimit të kryeministrit Haradinaj nga pushimi më alpet zvicerane, drejt tyre ka marrë rrugë kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, raporton Gazeta Fjala.

Veseli është fotografuar në njërin nga aeroportet zvicerane së bashku me familjen e tij. Burime të gazetës, të afërta me Veselin, kanë konfirmuar se ai gjendet jashtë Kosovës tash e disa ditë.

Veseli edhe gjatë vitit të kaluar, po në këtë kohë, sa Kuvendi ishte në pushim kishte qëndruar në Zvicër për disa ditë.

Në fund të muajit dhjetor të vitit që lamë pas, edhe Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj qëndroi për pushime në Zvicër. Haradinaj ishte akomoduar në një nga hotelet më të shtrenjta në alpet zvicerane.

Sip raportoi Insajderi të mërkurën, kryeministri kosovar pagoi mbi 80 mijë euro për pushimet e tij dhe familjes së tij në hotelin “Carlton” në fshatin turistik Saint Moritz.

Kryeministri refuzoi të tregonte nëse ishte akomoduar në hotelin “Carlton”, një nga hotelet më të shtrenjta dhe luksoze të botës. /Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz