Feronikeli vazhdon të jetë aktiv në afatin kalimtar të futbollistëve.
Klubi nga Drenasi ka arritur marrëveshje me futbollistin e Vëllaznimit, Albutrint Morina, shkruan Gazeta Olle.
Morina ka nënshkruar për një vit e gjysmë me Niklin.
Lajmi është konfirmuar për Olle nga trajneri Ismet Munishi.
Nikli pritet t’i bëjë edhe disa transferime tjera gjatë janarit.
- Advertisement -
