Kryetari i Drenasit në Budva të Malit të Zi ka zhvilluar një takim me biznesmenin e njohur nga Drenasi, Naser Ramaj, shkruan drenicapress.info
Lladrovci përmes rrjeteve sociale shkruan:
Gjatë qëndrimit në Budva, pas takimit me biznesmenin e mirënjohur nga Drenasi, Naser Ramaj, shpreh falënderim të thellë për gatishmërinë e tij në parim për të përkrahur KF “Ferronikeli”.
Biznesmeni drenicar, rikonfirmoi se përkrah sportin dhe vendin e vet, duke u bërë edhe mbështetës i sportit, klubit tonë të zemrës “Ferronikelit”.
Faleminderit Z. Ramaj,
ju mirëpresim në Drenas!
