Drenica Press pat raportuar ditë më parë për Donjeta Isufi nga fshati Sankofc në Komunën e Drenasit, e cila vuan nga një sëmundje, shërimin e së cilës duhet kërkuar jashtë vendit.
Donjeta vuan nga sëmundja Dg.hepatitis chronica causa in OBS, për shërimin e së cilës duhet patjetër një intervenim kirurgjik në një spital jashtë vendit.

Shuma për të cilën mund të kryhet një intervenim i tillë kirurgjik, në një spital të Turqisë është e papërballueshme për familjen.
Nesër është paralajmëruar edhe një koncert humantiar në Sallën e Kulturës Drenas.
Në këtë koncert pritet të marrin pjesë yje të shumtë të estradës së Kosovës. /Drenica Press/
