back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeGrushte për nxemje në një shkollë në Obiliq

Grushte për nxemje në një shkollë në Obiliq

Të ngjajshme

Macron: Franca do të ndërtojë një aeroplanmbajtëse të re

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka konfirmuar planet për të...

Ulutas takon Presidentin e Sllovakisë: Folën për sigurinë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Ozkan Ulutas,...

Njësia MSU e KFOR-it zhvillon ushtrime të Betejës së Afërt në Prishtinë

Ushtarët nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe (MSU) e misionit...

“Demorkatike” – Abdixhiku prezaznton programin e LDK-së me gabime drejtshkrimore

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...
- Advertisement -

Mësimdhënësja e shkollës fillore “Fazli Graiqevci” në fshatin Lajthishtë të Obiliqit u godit me grusht në ballë, në vendin e punës, nga punëtori teknik, pas një mosmarrëveshjeje rreth nxemjes së shkollës.

Nxemja e shkollës u bë shkaktar që punëtori teknik (E.P) e goditi me grusht në ballë (Sh.P) mësimdhënëse në shkollën fillore “Fazli Graiqevci”në Lajthishtë  të Obiliqit. Rasti ka ndodhur të mërkurën e kaluar (27 dhjetor 2017), shkruan Gazeta Express.

Incidenti është raportuar edhe në Policinë e Kosovës, ndërsa rasti po cilësohet si “lëndim trupor”.

E.P është dërguar në mbajtje, përderisa mësimdhënësja kishte pranuar ndihmë mjekësore.

Gazeta Express ka kontaktuar me drejtoreshën e shkollës, Mevlyde Graiqevcin e cila tha se rasti po trajtohet nga organet e shkollës, përderisa konfirmoi se sulmi ndodhi për shkak të mosmarrëveshjes rreth nxemjes.

“Unë prezent nuk kam qenë kur ka ndodhë rasti, po qysh me treguan ka ndodhë një kacafytje një mosmarrëveshje. Një mosmarrëveshje rreth nxemjes së shkollës edhe organet e shkollës janë tu e trajtu rastin”, tha drejtoresha të mërkurën për Express

Ajo thotë se për këtë incident nuk ka dëshmitar të rastit ndërsa punëtori teknik ende nuk është suspenduar nga puna.

“Për shkak të nxemjes ka qenë një mosmarrëveshje mes tyre, nuk kam qenë prezent, dëshmitar nuk ka. Nuk është suspendu punëtori teknik edhe nuk ka dëshmitar që e ka godit”, tha Graiqevci.

Graiqevci nuk deshi të japë më shumë detaje lidhur me rastin, pasi siç tha është e zënë në qytet dhe smundet të flasë.

“Organet e shkollës po e trajtojnë rastin megjithëse rasti është duke u procedu edhe në polici”, përfundoi ajo.

Gazeta Express ka kontaktuar edhe me Drejtorin për Arsim në komunën e Obiliqit, Agim Spahiu, i cili tha se po merren me rastin dhe gjithçka varet nga komisioni dispilinor i shkollës “Fazli Graiqevci”.

“Jemi duke e trajtuar rastin, sot e kemi trajtuar me drejtoreshën. Drejtoresha është duke e trajtuar në organet e shkollës. Mandej, organet e shkollës që janë të ngritura në komisionin disiplinor e vlerësojnë rastin, krejt varet prej komisionit disiplinor të shkollës”, tha Spahiu.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se rasti është cilësuar si “lëndim trupor” dhe se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Me 27 dhjetor, ne ora 10:48 eshte hap rasti “lendim trupor”. Ne st. Policor Obiliq, mashkulli (1968) eshte derguar ne mbajtje”, tha Ahmeti për Gazetën Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz