BallinaLajmeMolliqaj pas dënimit të Kurtit, Kadajt, Topallit e Haxhiut: Dënim i padrejt

Molliqaj pas dënimit të Kurtit, Kadajt, Topallit e Haxhiut: Dënim i padrejt

Të ngjajshme

Fillon festa e “Dardanëve” në Bratislavë, s’ka gjumë sonte!

Kombëtarja e Kosovës nesër luan ndeshjen jetike ndaj Sllovakisë,...

Matoshi: Kushtetuesja vendosi “baraspeshë të re” – ndodhi siç e parashikova më 6 mars

Analisti Halil Matoshi, ka raeguar pas Aktgjykimit të Gjykatës...

Patatja ‘aliene’ në hapësirë

Një astronaut i NASA ka ndarë një foto të...

Nesër dalin para Gjykatës katër tifozët e arrestuar dje në Serbi

Policia serbe arrestoi të marten katër tifozë shtetas të...

Deputeti i VV-së, Dardan Molliqaj  ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prishtinës, ku u shpallën fajtorë katër deputetët e Vetëvendosjes, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se dënimi i tyre është i padrejtë dhe absurd.

Shkrimi i plotë:

Dënimi me kusht me rreth 5,5 vite i deputetëve Albin Kurti, Donika Kadaj, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu është sa i padrejtë po aq edhe absurd.

Është i padrejtë sepse këta deputetë e mbrojtën Republikën pikërisht kur ajo rrezikohej përmes Zajednicës dhe Demarkacionit.

Ndërsa, është absurd sepse vet Gjykata Kushtetuese vlerësoi se Zajednica bie ndesh me dhjetëra nene të Kushtetutës sonë. Në anën tjetër, komisioni i ri shtetëror vërtetoi se marrëveshja për Demarkacionin ishte gabim.

Në vendin tonë sot po arrestohen e dënohen ata që e mbrojnë vendin, ndërsa po sillen të lirë ata të cilat çdo javë i shohim nëpër ballina të gazetave ndërkombëtare teksa flitet për krimin në Kosovë.

Por kjo duhet dhe do të ndërroj shpejtë. Sepse Kosova duhet të zhvillohet e të ecë përpara pa krim e korrupsion.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz