BallinaLajmeAlbin Kurti dënohet edhe për një vepër tjetër penale!

Albin Kurti dënohet edhe për një vepër tjetër penale!

Të ngjajshme

Rrahja në Junik eskalon në të shtëna me armë

Një përleshje mes disa personave ka ndodhur të enjten...

Prishtinë: Një kinezi i grabiten para, nën kërcënimin e thikës

Një rast i grabitjes është raportuar dje në Prishtinë. Pak...

Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudite

Grupi i parë prej 231 besimtarëve nga Kosova, që...

Deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, gjykata themelore në Prishtinë e ka dënuar për dy raste.Derisa për hedhjen e gazit lotsjellës Albin Kurti u dënua me 1 vjet burg, gjyqtari Kalludra e ka dënuar edhe me 6 muaj të tjerë për pengimin e personit zyrtar, raporton Gazeta Blic.

Albin Kurti, Faton Topalli, Albulena Haxhiu dhe Donika Kadaj- Bujupi u shpallën fajtorë për hedhjen e gazit lotsjellës.

Asnjëri prej të dënuarve nuk ndodhen në sallë të gjykatës gjatë shpalljes së aktgjykimit.

Albin Kurti u dënua me një vjet burg , Albulena Haxhiu me 1 vjet e 3 muaj, Donika Kadaj me 1 vjet e 6 muaj dhe Faton Topalli me një vjet e 2 muaj.Të gjithë deputetë e VV-së janë dënuar me kusht, që neëse kryejnë ndonjë vepër penale brenda një viti, atëherë do të ekzekutohet vendimi.Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj dhe Faton Topalli u ngarkuan me akuza nga Prokuroria për kryerjen e veprave penale “të përdorimit të armës apo mjetit të rrezikshëm” si dhe “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”.Sipas aktakuzës së Departamentit për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, katër të deputetët në pjesën e fundi të vitit 2015, përmes përdorimit të gazit lotsjellës në sallën e Kuvendit të Kosovës kanë tentuar ta pengojnë dhe e kanë penguar punën e legjislativit. Tërë këto veprime janë bërë në kundërshtim të marrëveshjes me Serbinë për Asociacionin dhe asaj me Malin e Zi për demarkacionin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz