BallinaLajmeBrenda njësisë më të “egër” të Policisë së Kosovës: Dramë, aksion, profesionalizëm...

Brenda njësisë më të “egër” të Policisë së Kosovës: Dramë, aksion, profesionalizëm (Video)

Të ngjajshme

Dy të plagosurat në Majac të Podujevës në gjendje të rëndë, dërgohen në QKUK

E dyshuara për vrasjen dhe plagosjen që ndodhi sonte...

Aksident tragjik në Vlorë, dy viktima dhe një i lënduar rëndë

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në...

Goditet me veturë për vdekje një 81 vjeçar në Piranë të Prizrenit

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 18:30...

Dajaku: Amir Rrahmani është dashur të ftohet, për përkrahje morale

Analisti i emisionit sportiv “Favorit”, që transmetohet në T7,...

Kjo është e dyshuara për vrasjen dhe plagosjen në Majac të Podujevës

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme...

Policia e Kosovës është strukturuar me të gjitha njësitet e saja të nevojshme që i duhen një shteti. Mirëpo, strukturën e këtij institucioni të sigurisë padyshim se e kompleton edhe një njësit i quajtur “NJSI”, i cili dallon prej njësive tjera përshkak të anëtarëve të saj të cilët janë trajnuar enkas për intervenime në rrezikshmëri të lartë.

Njësia Speciale Intervenuese, e njohur më parë si FIT, është formuar në vitin 2006-2007 dhe e njëjta operon në gjithë territorin e Republikës.

“Indeksonline” ka qëndruar një ditë në kampin e NJSI-së ku edhe ka parë nga afër ushtrime e jashtëzakonshme që bëjnë pjesëtarët e saj.

Personi që komandon me këtë njësit, majori Alban Jetullahu ka treguar për punën dhe sfidat që kanë ata. Ai thotë se statistikisht ky njësit numëron një numër të madh të intervenime në Kosovë.

“Gjatë intervenimeve tona kanë qenë të suksesshme. Nuk kemi leju as mundësi të ndonjë rezistence e cila do të lëndonte trupin e pjesëtarëve tonë. Kemi shumë pak raste kur është lëndu apo është cënu jeta e ndonjë personi në anën tjetër. Kjo është fal shkathtësive që i ka njësia, befasisë, shpejtësisë dhe dhunës në veprime. Mirëpo kjo e fundit nuk nënkupton domosdo përdorimin e dhunës por vet prezenca e pjesëtarëve të pajisur, i fuqishëm dhe i përgatitur fizikisht e zgjidh situatën”, shpjegon ai. /Indeksonline/Gazetari: Alban Muhaxheri/ Kamera: Jeton Sopa/

Më poshtë, aksione të papara të NJSI-së:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz