BallinaLajmeHistoria e shqiptarit në Nju Jork, nga kamarier në sipërmarrës restorantesh (Video)

Historia e shqiptarit në Nju Jork, nga kamarier në sipërmarrës restorantesh (Video)

Të ngjajshme

Arrestohet personi i dyshuar për vrasje në tentativë një muaj pas ngjarjes

Të premten në Prishtinë është arrestuar një person për...

Befason Amir Rrahmani: Napoli është shtëpia ime, nuk është më në Kosovë

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka bërë një deklaratë...

KQZ-ja sot hedh shortin për renditjen e partive në fletëvotim për zgjedhje

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban sot mbledhjen e radhës. Kjo...

Guardiola: 19 tituj në 10 vjet nuk është keq

Pep Guardiola është trajneri i cili ka fituar çdo...

Duket se legjenda për shqiptarët që e kanë nisur nga hici dhe kanë përfunduar në sipërmarrës të mëdhenj nuk është një legjendë.

Për Alban Prelvukajn kanë shkruar “Nju Jork Times”, “Forbes”, e shumë media të rëndësishme ndërkombëtare. Restorantet e tij janë në top listën e Nju Jorkut.

Ai u nis nga Plava dhe Gucia, shkoi në Amerikë në moshën 17 vjeçare, 17 vite më parë dhe sot është bërë një sipërmarrës mjaft i zoti, një nga shqiptarët më të suksesshëm, që ka krijuar brendin e tij.

Ai ka rrëfyer për “Pasdite në Top Channel” historinë e jashtëzakonshme:

“Sot kam 4 restorante në Nju Jork dhe në Tokio hapa të pestin në korrik të këtij viti. Jam shqiptari i parë me restorant në Japoni. Është shumë i suksesshëm deri tani.

Nuk e kam pasur ëndërr Amerikën, por kur nisi lufta në Kosovë dhe gjendja ekonomike u vështirësua, vendosëm që të largoheshim”,

“300 punëtorë i kam shqiptarë nga 550 në total. Unë jam shumë i lidhur me komunitetin shqiptar, pasi dua që t’ia hap derën të rinjve, në mënyrë që të vazhdojnë jetën në Nju Jork”, tha Prelvukaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz