back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeNuk do ta besoni sa pasagjerë pati Aeroporti i Prishtinës këtë vit

Nuk do ta besoni sa pasagjerë pati Aeroporti i Prishtinës këtë vit

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Aeroportit Ndërkombëtar i Prishtinës (ANP), “Adem Jashari” edhe këtë vit është përgatitur për pritjen e udhëtarëve që vijnë në Kosovë për festat e fundvitit.

- Advertisement -

Valentina Gara zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, tha se për këtë fund vit ka shtim të fluturimeve. “Ne kemi pasur më shumë fluturime për kët vit. Në fund vit do të kemi 1.9 milionë pasagjerë në këtë vit”, theksoi Gara.

Ajo bëri me dije se ky vit është më i suksesshëm që nga hapja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) .”Ne kemi sjellë kompani që ofrojnë një çmime të lira “Lowcost”, theksoi ajo.

Gara foli edhe për zgjatjen e zgjerimin e pistës. “Është një vendim i qëlluar nga qeveria e Kosovës, ka pasur anulim të fluturimeve dhe është dashur që pasagjerët të aterojnë në Aeroportet fqinje në rast të motit të keq. Ne presim që pas fillimit të punimeve për 18 muaj të përfundojnë punimet”, deklaroi Gara sot në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së).

Ajo ka folur që në vitin 2018 do të shtohen fluturimet për vendet skandinave. “Ne si aeroport do të dyfishojmë fluturimet. E kemi Wizzair, Easyjet. Synojmë që të sjellim kompani sa më shumë që të kemi oferta më të mira”, theksoi ajo.

Kurse për shërbimin e ri ‘Airport Helper’ një shërbim qe do t’u ofrohet shtesë udhëtareve të saj si aeroporti i parë në rajon me një shërbim të tillë, Gara vlerësoi se është një shërim shumë i mirë e mirëseardhur për pasagjerët.

Gara ka folur edhe për fluturimet për ditën e sotme që do të operojnë në Aeroportin e Prishtinës. “Sot për shkak të motit me mjegull është anuluar një fluturim, por pas dite do të ketë një fluturim shtesë”, tha ai.

Sipas saj sot do të ketë fluturime shtesë. ‘Pas një ore do të kemi kushte më mira për të pasur fluturime”, tha ajo sot në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë”, të Radio Televizionit të Kosovës (RTK-së)./rtk/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz