BallinaSportSuarez hap restaurant në Barcelonë, shikoni çmimet e menus (Foto)

Suarez hap restaurant në Barcelonë, shikoni çmimet e menus (Foto)

Të ngjajshme

Kancelari austriak uron Kurtin për formimin e qeverisë dhe për ditëlindjen e 51-të

Kryeministri i  Kosovës, Albin Kurti, pranoi një letër urimi...

Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë

Zhvillohet sot konkursi për përzgjedhjen e drejtorit të ri...

Drenas: Arrestohet i dyshuari që sulmoi familjarët

Një person është arrestuar në Gllogoc nën dyshimin se...

Thellohet deficiti tregtar, importet shumëfish më të larta se eksportet

Të dhënat e Tregtisë së Jashtme të Mallrave tregojnë...

Sa e pengon Melonin dështimi i reformës në drejtësi?

Reforma e drejtësisë që planifikonte kryeministrja italiane Meloni dështoi....

Superylli i Barcelonës, Luis Suarez, ka arritur ta gjejë formën në fushë pas një starti të dobët në këtë sezon, e është i uritur që të vazhdojë me suksesin jashtë fushe.

30 vjeçari duket se dëshiron të vazhdojë me sukseset edhe jashtë fushe, duke hapur një restorant – por a ka kafshuar ai më shumë se sa që mund të gëlltisë?

Miqt e afërt nuk mungojnë në “Chalito”

Chalito quhet restoranti i ri i Suarzit i hapur në veri të zonës së njohur Rambla në zemër të Barcelonës.

Ambienti modest servon ushqim të shpejtë me shije latine, që edhe pritet nga një njeri i cili quhet El Gordo, që në spanjisht do të thotë “i trashë”.

Duke shikuar Suaerzin, në restorantin e Suarezit

Përpos ushqimeve klasike Latino Amerikane, menuja ka edhe përzgjedhje të mirë të picave, që dëshmon se Suarez ka shije edhe për kuzhinën italiane.

Qysh në ditët e para të hapjes së biznesit të ri, Suarez ka pasur për mysafir Lionel Messin.

Suarez ka shije edhe për picat italiane…

Sipas raportit të The Sun, çmimi në këtë restorant është normal dhe nuk duhet të jesh futbollist i klasit botëror për ta paguar atë, e madje stafi i uruguaianit i gostit mysafirët me pije falas “nga shtëpia”.

Një meny e pasur…

Mbetet të shihet nëse Suarez do t’ia dalë që të replikojë suksesin e tij nga futbolli në biznes. /Telegrafi/

Ushqim i shpejtë…

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz