BallinaRegjionaleLladrovci vizitë në Austri: Fton homologun e tij në Drenas (FOTO)

Lladrovci vizitë në Austri: Fton homologun e tij në Drenas (FOTO)

Të ngjajshme

Shakira dhe Burna Boy “ndezin” Botërorin 2026, publikohet himni zyrtar

Shakira dhe Burna Boy kanë publikuar këngën zyrtare të...

Mehani lajmërohet pas incidentit të djeshëm: Kur je me gra, nuk sulmohet njeriu

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Perandoria mediatike e Orbanit po shembet

Perandoria mediatike e ndërtuar nga qeveria e ish-kryeministrit hungarez...

“Kur je me gra nuk sulmohet njeriu”, reagon Hysni Mehani pas incidentit me Sami Lushtaku

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladorvi, sot ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës St.Polten të Austrisë,Matthias Stadler, njëherësh, kryesues i kryetarëve të komunave të Austrisë.

Lladrovci e njohu homologun e tij austriak me punën që bëhet në Drenas dhe ftoi për një vizitë, në një të ardhme me qëllim të thellimit të bashkëpunimit, jo vetëm në ekonomi por edhe në arsim, turizëm, sport e kulturë.

Për këtë takim Lladrovci ka njoftuar në Facebook:

Sot, pata nderin të takoj Kryesuesin e kryetarëve të komunave të Republikës së Austrisë, Mr. Matthias Stadler, njëherësh kryetar i komunës St. Polten, të cilin e njoftova rreth punës që bëjmë, synimeve, angazhimeve dhe përkushtimit tonë të qeverisjes lokale në Drenas.

E ftova të vije në Drenas dhe të jetë mysafir yni, të thellojmë bashkëpunimin e gjithanshëm me interes reciprok. Po ashtu, i ofrova bashkëpunim edhe me komunat tjera austriake, duke e njohur me kushtet e investimeve në vendin tonë, në veçanti në Parkun e ri të biznesit.

Bashkëpunimi me komunën St. Polten, por edhe me komunat tjera austriake, mund të bëhet jo vetëm në ekonomi por edhe në arsim, turizëm, sport e kulturë, duke begatuar përvojat tona, pasi që synojmë të arritura dhe vlera të njëjta.

Përvoja austriake e qeverisjes lokale është shumë e mirëseardhur edhe për neve dhe konsideroj se thellimi i bashkëpunimit me komunat austriake do të fuqizoj qeverisjen lokale në dobi të qytetarëve, aspektet strategjike komunale dhe qeverisjen e mirë.​

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz