Policia Rajonale e Mitrovicës ka bërë të ditur për drenicapress.info se në aksidentin e ndodhur sot në rrugën rajonale Skenderaj-Mitrovicë, në Tërnavc, një femër e moshës 15-vjeçe ka humbur jetën.
Në njoftimin e zyrtares për informim në rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana për drenicapress.info thuhet se “Policia ka pranuar një informacion se në orën 10 e 44 minuta, në rrugën rajonale Skenderaj-Mitrovicë, saktësisht në Tërnavc ka ndodhur një aksident trafiku. Më të dal në vendin e ngjarjes policia dhe ekipi i mjekëve kanë konstatuar se një femër e moshës 15-vjeçare ka humbur jetën dhe dy të tjera kanë pësuar lëndime të lehta trupore”.
Drenicapress merr vesh se viktima është Qëndresa Syla, nxënëse e moshës 15-vjecare.



