back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeHaziri: Suksesi më i madh i Qeverisë, emërimi i 101 zëvendësministrave

Haziri: Suksesi më i madh i Qeverisë, emërimi i 101 zëvendësministrave

Të ngjajshme

Obiliqi heq taksën 10-eurosh për ankesat e qytetarëve

Komuna e Obiliqit ka vendosur të heqë tarifën prej...

Eksporti i TIK-ut pesëfishohet, Kurti: Teknologjia po bëhet motor i rritjes ekonomike

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar rritjen e...

Diplomatët gjermanë e përgëzojnë KQZ’në për organizimin e zgjedhjeve

Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, priti...

Obiliqi merr vendim, heq taksën 10 euro për qytetarë

Komuna e Obiliqit ka pasur një ngarkesë prej 10...

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, suksesin më të madh të qeverisë “Haradinaj” e ka cilësuar emërimin e numrit të madh të zëvendësministrave.

“Suksesi më i madh i kësaj qeverie është që për 100 ditë i ka bërë 101 zëvendësministra dhe ka thyer rekordin e zëvendëskryeministrave. Asnjë proces përpara nuk e ka çuar”, ka nënvizuar ai.

Haziri më tej, duke folur rreth rrëzimit të Qeverisë, ka thënë se pranvera është duke u ofruar. Pranverën si kohë për ta rrëzuar Qeverinë e kishin përmendur edhe më herët përfaqësuesit e opozitës.

“Po vjen pranvera ngadalë-ngadalë. E rrëzon vetveten ajo, zakonisht në Kosovë kur është PDK-ja dhe AAK-ja e rrëzojnë vetë Qeverinë, s’ka nevojë t’ua rrëzojë askush. I mbledhin vetë nënshkrimet, e shpërndajnë Parlamentin, me dorë të vetë do ta shpërndajnë”, është shprehur ai. /Zeri/.

Të Fundit

Sport

ShowBiz