BallinaLajmeProfesoresha amerikane: Kosova është duke e ndërtuar identitetin

Profesoresha amerikane: Kosova është duke e ndërtuar identitetin

Të ngjajshme

Dy gjigantët anglezë kontaktojnë me agjentin e lojtarit 50-milionësh të Realit

Real Madridi është përballur shpesh me interesim nga Premierliga...

Edmond Hajrizi emërohet Zëvendëspresident i Organizatës Evropiane për Cilësi

Lideri i Kosovës në edukim, inovacion dhe menaxhim të...

Prokuroria kërkon paraburgim ndaj personit që dyshohet se vrau vëllain e tij në Pejë

Prokuoria Themelorë në Pejë, ka bërë kërkesë për caktimin...

Sunderlandi i Xhakës fitues në derbin ndaj Newcastles në minutat e fundit

Sunderlandi ka arritur fitoren e tyre më të rëndësishme. Ata...

Lori E. Amy, profesoreshë në Georgia Southern University nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), tha se ka ardhur në Shqipëri në vitin 2009 dhe ka pasur punë hulumtuese me ish-të burgosurit e komunizmit në Shqipëri.

Ajo tani është e angazhuar në organizatën OTTOnomy. “Misioni i saj është që të restaurojë platformën sociale që duhet të riparohet nga traumat. Duhet të kthehet vlera dhe të bëhemi më të gatshëm që të kemi histori të plotë të kombit”, theksoi ajo sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës.

Profesoresha Amy bëri me dije se ka përgatitur një libër për traumën. “Jemi duke hulumtuar për këtë libër. Ky libër ka ndryshuar radikalisht. Një pjesë e librit apo kaptinë lidhet me “Dashurinë radikale”, tha ajo.

Sipas saj ajo ka qenë shpesh edhe në Kosovë. “Kam pasur rastin të takoj shumë njerëz në Kosovë. Në vitin 2012, kam sjellë një grup në Kosovë. Ata janë të prekur se çka kanë përjetuar kosovarët. Vendi është duke ndërtuar identitetin”, theksoi Amy.
Profesoresha amerikane theksoi se Shqipëria e Kosova kanë identitet të përbashkët të shqiptarisë.

Ajo ka folur për Shqipërinë që sot nuk njihet shumë në botë. “Të gjithë e dimë ku është Greqia, kurse për Shqipërinë nuk kanë njohuri. Bregdetin Shqipëria e ka më të bukurin. Shqipëria është në qendrën e lindjes së civilizimit perëndimor”, tha ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz