Policia e Kosovës ka raportuar edhe sot për rastin tragjik në Llaushë ku humbi jetën një i ri nga Klloderinuca e Skënderajt.
“Raportohet se viktima mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke punuar, ka ardhur deri tek rrëshqitja e dheut me ç’rast i njëjti ka pësuar lëndime të rënda trupore. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.”

