BallinaKulturëVushtrria plotësohet me infrastrukturë kulturore

Vushtrria plotësohet me infrastrukturë kulturore

Të ngjajshme

Çmimet e gazit në SHBA janë rritur me gati 50% që nga fillimi i luftës me Iranin

Çmimi mesatar i një galoni benzine të rregullt amerikane...

Shtyhet festa e Barçës, Real Madridi fiton në Kataluni ndaj Espanyolit

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore 0:2 ndaj...

Shkëlqen Vini, Real Madridi fiton dhe e shtyn festën e Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitoren e radhës në La...

Kurti në darkën zyrtare të Samitit EPC, takohet me liderë evropianë

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë...

Në kuadër të investimeve kapitale në kulturë, sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit u nënshkrua një Aneks Memorandum Bashkëpunimi me Komunën e Vushtrrisë, për bashkëfinancim të ndërtimit që Qendrës së Kulturës në Vushtrri.

Sipas këtij aneks memorandumi, për realizimin e këtij projekti, MKRS-ja do të investojë me mjete financiare prej 630 mijë euro ku 300 mijë do të ndahen për vitin 2018 dhe 330 mijë euro do të ndahen për vitin 2019.

Ndërkaq Komuna e Vushtrrisë do të investojë me mjete financiare prej 800 mijë euro, ku për vitet 2017 dhe 2018 ndahen nga 200 mijë euro, ndërsa për vitin 2019 investon shumën prej 400 mijë euro.

Ky aneks memorandum është nënshkruar në kuadër të Memorandum Bashkëpunimit të nënshkruar në janar të këtij viti me qëllim të mbështetjes financiare të projektit “Qendra e Kulturës në Vushtrri”.

Me këtë rast ministri Kujtim Gashi u shpreh i kënaqur për nënshkrimin e këtij memorandumi duke theksuar se përkrahja e ministrisë për realizimin e projekteve të këtilla në përmirësim të infrastrukturës kulturore në Kosovë nuk do të mungojë.

Në anën tjetër, kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku, falënderoi Ministrinë e Kulturës për përkrahjen e dhënë dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar edhe në të ardhmen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz