back to top
Monday, December 22, 2025
BallinaLajmeThyhet lokali në Prishtinë, kështu kamerat i kapin të dyshuarit (Video)

Thyhet lokali në Prishtinë, kështu kamerat i kapin të dyshuarit (Video)

Të ngjajshme

- Advertisement -

Dy herë brenda një kohë të shkurtër është sulmuar një lokal në lagjen ‘Tophane’ në Prishtinë.

- Advertisement -

Gjatë natës së kaluar persona të panjohur kanë realizuar një sulm në drejtim të këtij lokali (qebaptore) duke i thyer kështu dritaret, raporton Indeksonline.

Sipas pronarit të lokalit, kjo është hera e dytë që brenda një kohë të shkurtër sulmohet prona e tij nga disa persona.

Madje sipas tij, përpos dritareve, në lokal janë thyer edhe disa tavolina teksa herën e kaluar ishte vjedhur edhe një televizor.

Por siç mëson Indeksonline, mbrëmë janë parandaluar të marrin diçka nga gjërat që gjendeshin brenda pasi të zotët e lokalit i kanë dëgjuar dhe në momentin e fundit të dyshuarit kanë arritur të arratisen.

Ndërkohë lidhur me rastin në fjalë është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët siç merr vesh Indeksonline kanë bërë të ditur se raste të ngjashme janë shkaktuar mbrëmë në disa vende në kryeqytet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz