back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaRegjionaleBekim Jashari nuk do marrëveshje me parti për të qeverisur Skenderajn

Bekim Jashari nuk do marrëveshje me parti për të qeverisur Skenderajn

Të ngjajshme

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

“Po ma ngjesin”, Benita qanë me dënesë – Klodi i qëndron afër

Klodi i ka qëndruar afër Benitës, e cila ka...

Ajër i ndotur në Prishtinë, i 13-ti më i dobëti në botë

Mbi kryeqytet po mbizotëron ajër i ndotur. IndeksOnline raporton se...
- Advertisement -

Për herë të parë Komuna e Skenderajt, e njohur si bastion i PDK-së, do të udhëhiqet nga një kandidat i pavarur.

Më shumë se 85% e qytetarëve të kësaj komune ia besuan mandatin qeverisës për katër vjetët e ardhshëm Bekim Jasharit.

Sikurse në Drenas, PDK-ja megjithatë e konsideroi si fitore të veten Skenderajn, por për Jasharin, Drenasi dhe Skenderaj kanë një dallim. Megjithatë, Jashari thotë që do të bashkëpunojë me të gjithë.

Nuk do të bëjë marrëveshje me ndonjërën nga partitë politike për t’u ndarë ndonjërën nga drejtoritë komunale.

Si kryetar punën e parë që do ta bëjë është të dalë në terren bashkë me ekipin e tij për të parë nga afër problemet e qytetarëve, raporton KTV.

Në garë për kryetar të kësaj komune kanë qenë kandidatë edhe nga AKR-ja, Vetëvendosje dhe LDK-ja.

Ndërkohë, PDK-ja u tërhoq nga gara dhe tha se do ta përkrahte Jasharin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz