Duket se kandidati për kryetar të Ferizajt, Bashkim Fazliu, i njohur si Migjeni është nervozuar me reagimet kundër tij, pasi që ky i fundit e përmendi si vlerë të tij faktin që është “100& sheherli”.
Fazliu, i cili në zgjedhjet e kaluara mori pak vota nga ferizajasit thotë se shumë njerëzve po i prishen matematikat me kandidimin e tij, shkruan Periskopi.
Ai thotë se kundër tij kanë investuar SHIK-u, LDK-ja e AAK-ja, e të tjerë që ai i quan “këlyshë”.
Fazliu kritikuesit e tij i quan edhe “lopë” pa ngurrimin më të vogël, për arsye se është quajtur “racist” pas deklaratave publike, duke bërë fushatë elektorale me faktin se është “sheherli”.
Ndërsa, kundërkandidatët e tij i quan “katunarë të kanalizimit”.
Komenti i plotë:
Eh sa njërit po i prishen matematikat me kandidimin tim – mosvet. Kanë investu shumë me na dëmtu kahmos qoftë SHIK-u, LDK-ja, AAK-ja e shumë të tjerë bashkë me këlysha e besa edhe me ca media. Dhe prapë në jemi në këmbë! Pasi kur je i pastër i del karshi kujtdo dhe kurdo.
Koxha jam mendu gjatë për kandidimin se a ia vlen për këtë popull. Por kur i kam pa mbrëmë e sot turli reagimesh Për një thënie sheherli, aq edhe deri duke më cilësuar ‘racist’ (veq imagjinoni çfarë idiota e turli lope kemi), atëherë edhe më fuqishëm do të vazhdoj lobimin! Arsyeja qytetare do të ngadhënjejë!
Inovacioni do të ngadhënjejë mbi kanalizimin! Dhe ky qytet do të ngritët në vendin që e meriton. Po shihet se kundërkandidatët e mi që janë katunarë të vërtetë me mentalitet të kanalizimit dhe s’kanë çka t’i ofrojnë këtij vendi – kanë filluar të tremben. Ata mund t’i kenë paratë e pista, mund të kenë këlyshë të dirigjuar, mund t’i kenë mediat e tyre, por ata nuk janë pronarë të qytetarëve, ata nuk kanë as dijen e as guximin! Ata janë një hiç i madh! Dhe kushdo që do t’i përkrahë – vetëm çka do ta rrisin hiçin!
Këto zgjedhje kam paralajmëruar se do të jenë nga më të rëndat. Kam mundë t’i kthehem tërësisht jetës time profesionale. Por s’do t’ma falte as Zoti dhe as brezat që vijnë po të heshtja dhe po t’mos u dilja përballë këtyre matrapazëve.
Tek e fundit, unë jam një luftëtar i përjetshëm dhe betejat i kam ushqim ditor!
Shihemi o kanalizima! U ka ardhur fundi!
P.s. Nuk është synim i imi jetësor e kurfarë arritje të bëhesh kryetar komune. Qysh e keni pa deri tani, kryetar mund të bëhet turli lope që është dëshmu deri tani me shumë kryetarë komunash. Por inovator botëror jo, nuk mund të bëhet gjithkush! Nuk mund të bëhet gjithkush Bashkim Fazliu Migjeni!
?INOVACIONI APO KANALIZIMI
Bashkim Fazliu Migjeni, Kandidat për Kryetar- Ferizaj
29 gusht 2017


