BallinaLajmeVeteranët e luftës peng i mos krijimit të insitucioneve

Veteranët e luftës peng i mos krijimit të insitucioneve

Të ngjajshme

Vazhdojnë kërkimet për 55-vjeçaren e zhdukur në Deçan, në terren edhe FSK-ja

Operacioni i kërkimit për 55-vjeçaren e raportuar e zhdukur...

Porosit SOT, Prite NESËR – deri në -70% zbritje!

Foleja Deals vjen me oferta të reja në krejt...

FIFA ua ndalon transferimet tri klubeve të njohura turke

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA...

Mblidhet sot Qeveria në detyrë, në rend dite gjithsej 19 pika

Qeveria e Kosovës në detyrë ka thirrur mbledhje për...

Ngërçi politik që ka kapluar shtetin që tre muaj nuk ka lënë sferë pa “prekur”.

Nga ky kolaps kanë pësuar edhe kategoritë e Luftës Çlirimtare të Kosovës.

Janë 33 mijë e 141 veteranë që marrin pension nga shtetit, mirëpo, këtë të muajit gusht nuk e kanë marr, për shkak se Kuvendi i Kosovës nuk mund të shqyrtoj buxhetin.

Kjo paralize e Kuvendit, ka ndikuar që paret e dedikuara për këtë kategori për muajin gusht të mos merren.

Një veteran në kushte anonime për Indeksonline ka thënë se pensioni më të cilin mbanë familjen këtë muaj e ka lënë keq.

Jo vetëm veteranët, edhe familjet e dëshmorëve të cilët e kanë fituar statusin e dëshmorëve pas ankesave nuk janë duke marr pension.

Kjo për shkak të moskonstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë.

Familjarët e dëshmorëve ende nuk kanë aplikuar për benefitet që u takojnë për shkak të mosformimit të institucioneve.

Kryetari i Shoqatës së familjarëve të dëshmorëve, Xhavit Jashari ka thënë se kategoria më e ndjeshme ka mbetur peng e Qeverisë. Jashari për Indeksonline ka thënë se ka mjaft ankesa nga familjarët e kësaj kategorie.

“Kategoria e dëshmorëve është me e ndjeshmja e cila me ligj përcakton benefitet që duhet t’i përfitoj familja. Mirëpo, këta kanë mbetur peng e Qeverisë. Të drejtat e familjeve të dëshmorëve duhen të zbatohet. Është e pakuptimit të mbesin peng e Qeverisë. Kuvendi  e njeh statusin e tyre, Qeveria duhet të zbatoj ligjet” ka thënë Jashari.

Ai me tutje është shprehur i irrituar me vonesat e krijimit të komisionit shëndetësor për përcaktimin e invaliditetit.

Kryetari Xhavit Jashari, ka komentuar edhe hetimet e fundit që ka nisur prokuroria ndaj listave të veteranëve.

Ai ka thënë se komandant e zonave dhe vartësit e tyre duhet të dinë më mirë për veteranët kush ka qenë dhe kush jo.

“Kushdo që ka bërë shkelje duhet të përgjigjet para ligjit. Unë mendoj ai i cili nuk ka qenë pjesë e luftës nuk është mirë të futet në këtë kategori. Si anëtar i komisionit të verifikimit të këtyre kategorive, është mirë të pyeten komandantët, se ata janë që i kanë nënshkruar, ata e dinë më mirë  se kush ka qenë, e  kush jo. Nëse ka ndodh një gjë e tillë, ka ndodh nga komandant e zonave dhe varësit e tyre” ka thënë Jashari për Indeksonline.

Disa ditë më parë, Indeksonline raportoj lidhur me nisjen e hetimeve të prokurorisë  lidhur me listat e veteranëve për keqpërdorime eventuale.

Nga prokuroria kanë paralajmëruar që këto hetime mund t’i ndryshojnë statusin dikujt dhe të zvogëlohet numri prej 42 mijë veteranë të UÇK-së.

Edhe kategoria e invalidëve ka mbetur peng e formimit të Kuvendit dhe Qeverisë.

Ndonëse ka pesë vit që kur është përmendur funksionalizimi i komisionit mjekësor për përcaktimin e shkallës së invaliditetit, ende ky komision nuk është formuar.

Ky komision do të përcaktonte shkallën e invaliditetit të invalidëve të luftës.

Mirë, fatkeqësisht, një komision i tillë tash e 5 vite është zvarritur nga institucionet përkatëse.

Ndryshe, edhe pak ditë bëhen 3 muaj nga data kur janë mbajtur zgjedhjet të parakohshme mirëpo që ende Qeveria e Kosovës nuk është formuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz