back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeVeseli sot u takua me sekretarin për bujqësi të shtetit të Iowas...

Veseli sot u takua me sekretarin për bujqësi të shtetit të Iowas në SHBA

Të ngjajshme

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Bedri Hamza: Çmimet u rritën, rryma u shtrenjtua, pagat mbetën të njëjta

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim një delegacion të shtetit të Iowas nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i kryesuar nga sekretari për Bujqësi, Bill Northey.

Në këtë takim, Kryeparlamentari Veseli dhe sekretari Northey, kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritashëm dhe ndihmën e vazhdueshme që shteti i Iowas dhe SHBA-të i kanë dhënë shtetit të Kosovës.

Kryetari Veseli tha se industrializimi i bujqësisë, edukimi profesional dhe akademik në këtë fushë si dhe rritja e investimeve në bujqësi, janë prioritete të shtetit të Kosovës.

Ai po ashtu tha se eksperienca e shtetit të Iowas dhe bashkëpunimi i deritashëm do të vazhdojnë dhe do të thellohen edhe më shumë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz