BallinaLajmeMustafa ngushëlloi Familjen Berisha pas ndarjes nga jeta të Rexhep Berishës

Mustafa ngushëlloi Familjen Berisha pas ndarjes nga jeta të Rexhep Berishës

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Familjen Berisha pas ndarjes nga jeta të Rexhep Berishës, veprimtar i dalluar dhe babai i Heroit të Kosovës, Nuhi Berisha.

Në telegramin e kryeministrit Mustafa thuhet:

E nderuara Familje Berisha,

Me dhimbje pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Rexhep Berisha.

Duke qenë babai i Nuhi Berishës, njërit prej heronjve më të mëdhenj të Kosovës në luftën për liri, Rexhep Berisha ishte njëkohësisht figurë emblematike e frymëzuese e Anamoravës dhe Kosovës në përpjekjet e popullit të Kosovës për realizimin e synimeve kombëtare.

Në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe për Familjen Berisha, për Gjilanin e më gjerë.

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës, për të cilën Familja Berisha kontribuoi aq shumë.

Lavdi!

Isa Mustafa,

Kryeministër i Republikës së Kosovës

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz