back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeIsa Mustafa pagoi bileta udhëtimi pa i ditur çmimet

Isa Mustafa pagoi bileta udhëtimi pa i ditur çmimet

Të ngjajshme

Kryeministri në largim, Isa Mustafa duket se vetëm aprovon shpenzimet e biletave, pa dëshmi të mjaftueshme sa i përket çmimit të biletave në datën e rezervimit.

Në Zyrën e Kryeministrit  nëntë raste për furnizimin me bileta janë paguar 19 mijë e 947 euro , në të cilat nuk ka pasur dëshmi të mjaftueshme sa i përket çmimit të biletave në rastin e rezervimit , në pesë raste të tjera,  kopjet e fizike të biletës nga sistemi AMADEUS nuk përmbanin ndonjë datë të caktuar, ndërsa në katër raste të tjera kishte mospërputhje të datës në kopjen fizike të rezervimit dhe datës së rezervimit të cekur në faturë.

Kjo sipas gjetjeve të auditorit në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës. Sipas auditorit arsye për këtë janë kontrollet jo të mira nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, shkruan Gazeta Fjala.

Kjo çështje është  e rregulluar edhe me kontratën  për furnizimin me bileta të nënshkruar më 29 janar 2015, ku në në nenin 3 thuhet “furnizuesi obligohet që çdo fature t’i bashkëngjisë kopjen fizike të rezervimit të biletës nga sistemi AMADEUS apo ndonjë sistem tjetër, si dhe në çdo biletë të rezervuar furnizuesi obligohet të aplikojë zbritjen prej 6%.”

Zyra e Auditorit konstaton se” aprovimi i shpenzimeve për furnizim me bileta pa siguruar dëshmi të mjaftueshme rritë rrezikun që çmimet në faturë të jenë më të larta se çmimet e biletave në datën e rezervimit duke rezultuar me dëmtim të buxhetit”.

Auditori rekomandon Sekretarin  e Përgjithshëm që “të shtojë kontrollin për t’u siguruar se aprovimi i shpenzimeve për furnizim me bileta bëhet vetëm pas sigurimit të dëshmive të mjaftueshme të cilat do të mundësonin verifikimin e çmimit të biletave nëse janë në përputhje me kontratën.” /Gazeta Fjala/.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz