BallinaLajmeVV: I arrestuari për kërcënim ndaj Xharrës nuk është aktivist i yni

VV: I arrestuari për kërcënim ndaj Xharrës nuk është aktivist i yni

Të ngjajshme

Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë

20 mijë pensionistë të moshës i janë shtuar skemës...

Dyshohet për një vetëvrasje në Pejë

Një incident i rëndë dyshohet se ndodhur gjatë pasditën...

Sulm me raketa në Aeroportin Ndërkombëtar të Bagdadit, plagosen pesë persona

Pesë persona mbetën të plagosur pas një sulmi me...

Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar lajmin se kërcënuesi i Arbana Xharrës, Betim Aliu i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës është aktivistë i kësaj partie.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Shkodran Hoti ka thënë Aliu nuk është as anëtar e as aktivist në asnjë pikë apo qendër të VV-së.

“Lajmi i Express’it se kërcënuesi i Arbana Xharrës në rrjetet sociale, Betim Aliu, është aktivist i VV’së, është i pavërtetë e tendencioz. Ndonëse mund të jetë edhe votues a simpatizant i yni, Betim Aliu nuk është as anëtar e as aktivist në asnjë pikë apo qendër të VV’së”, ka shkruar ai në facebook, transmeton lajmi.net.

Hoti ka dhënë vërejte edhe për Policinë e Kosovës,e cila sipas tij,po arreston këdo që kërcënon zyrtarët e PDK-së në FB, nuk po e bën të njëjtën me ata që kërcënojnë zyrtarët e VV’së, siç ishte rasti me kërcënuesin e Dardan Molliqajt, vëllai i të cilit ka pozicion të lartë në Polici.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz