BallinaLajmeVetëvendosje e LAA mund të formojnë Qeverinë, pa minoritete

Vetëvendosje e LAA mund të formojnë Qeverinë, pa minoritete

Të ngjajshme

“I hidhur lajmi”, të vrarin në Klinë e kishte bashkëluftëtar, reagon Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Jamie Shea: KFOR’i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO, ka ende tensione aty

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s në kohën e bombardimeve...

Ky është motivi për të cilin dyshohet se vëllai vrau vëllain në Klinë

Një ngjarje tragjike tronditi sot opinionin publik, me një...

Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinës

Një person ka vdekur sot pas plagëve të marra...

McTominay nuk dorëzohet në garën për titull: Futbollit nuk i dihet

Scott McTominay thotë se ka bërë “shumë punë në...

Bazuar në rezultatet preliminare te cilat jane publikuar deri me tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, koalicioni fitues është PAN dhe me gjasë do të ketë 39 ulesë në Kuvendin e Kosovës, derisa partia e dytë është Vetëvendosje e cila do të ketë 31 ulëse. Kurse koalicioni LAA do të ketë 30 ulëse.

Nga ky kalkulim, nëse merren si qendrime të pa lëkundura të partive tjera për vijat e kuqe me PDK-në, del se kualicioni PAN do të ketë gjasat shumë më të vogla për ta krijuar qeverinë.

Opsioni i dytë sipas numrave mbetet koalicioni i mundshem në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe koalicionit LDK – AKR dhe Alternativa.

Bashkimi i këtyre dy forcave politike do ta krijonte shumicën parlamentare edhe pa llogaritur në deputetët e pakicës të cilat tashmë në bazë të rezultateve preliminare i kanë siguruara 20 ulësë në Kuvendin e Kosovës.

Duke u bazuar në këto rezultate preliminare, gjithnjë sipas KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje dhe koalicioni LAA, së bashku arrijnë në 61 mandate aqë edhe sa i nevoiten për ta formuar qeverin vetëm me deputetë shqiptarë. Duke shtuar këtu edhe mandatet e minoriteteve siç e parasheh edhe Kushtetuta, koalicioni LVV-LAA dhe minoritetet sigurojnë shumicën e kualifikuar prej 2/3 të deputetëve në Kuvendin e Kosovës./Infokusi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz