back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaRegjionaleKomuna e Skenderajt investon në ndriçim publik

Komuna e Skenderajt investon në ndriçim publik

Të ngjajshme

Bordi i Paqes mirëpret Kosovën si anëtare themeluese të organizatës

Bordi i Paqes, iniciativë kjo e nisur nga presidenti...

Arrestohet një malazez në Prishtinë, kishte vjedhur…

Një shtetas i Malit të Zi u arrestua në...

Moti për sot

Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht...

Komuna e Skenderajt ka nisur projektin e rreggullimit të ndrçimit publik në qytetin e Skenderajt. Ky prjekt përfshinë rregullimin e ndçimit publik në qendër të qytetit, si dhe në lagjet 1 dhe 2. Në kuadër të projektit do të përfshihet edhe ndërrimi i trupave ndriçues në sheshin “Adem Jashari” si dhe vendosja e ndriçimit led efiçient në të gjitha rrugët që kanë ndriçim publik. Gjithashtu projekti do të përfshijë edhe rregullimin e ndriçimit në parkun Shaban Polluzha dhe hapësirën para Qendrës së Kulturës “Hasan Prishtina”.

Nënkryetari i Komunë së Skenderajt Fadil Nura në lidhje më këtë projekt ka thënë se investimet në ndriçimin publik po bëhën më qëllim të rregullimit të ndriçimit në qytet dhe kursimin e energjisë elektrike, me fokus në përmirësimin e ndriçimit në sheshin “Adem Jashari”, parkun Shaban Polluzha dhe në hapësira të tjera publike.

Vendosja e poqave elektrik efiçientë, rregullimi i shtyllave të ndriçimit të dëmtuara dhe shtimi i rrjetit të ndriçimit po bëhën me financim të Komunës së Skenderajt, më qëllim të përmirësimit të ndriçimit në hapësirat publike, si dhe më qëllim të zvoglimit të shpenzimeve të energjisë që shërben për ndriçim të hapësirave publike.

Të Fundit

Sport

ShowBiz