BallinaRegjionaleSkenderaj, nis asfaltimi i rrugës “17 Shkurti”

Skenderaj, nis asfaltimi i rrugës “17 Shkurti”

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Ka nisur asfaltimi i rrugës unazore “17 Shkurti” në qytetin e Skenderajt, projekt ky shumë i rëndësishëm për qytetin e Skenderajt, veçanërisht për qendrën e tij.

Për të parë nisjen e asfaltimit të kësaj rruge, në këtë pjesë të qytetit sot e ka qëndruar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura me bashkëpunëtorë.

Nura është shprehur shumë i kënaqur me realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për qytetin e Skenderajt, pasi realizimi i tij do të krijojë kushte për qarkullim më të shpejtë dhe do të lirojë nga kumunikacioni qendrën e qytetit. Ai më këtë rast i ka falenderuar për bashkëpunim gjatë procesit të shpronësimit edhe qytetarët e Skenderajt, pronat e të cilëve janë shpronësuar me qëllim të ndërtimit të kësaj rruge. “Qytetit të Skenderaj, falë investimeve që ka bërë Komuna e Skenderajt po i shtohet edhe një projekt vital dhe shumë i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit në të ardhmen”, tha z. Nura.

Rruga “17 Shkurit” do të bëhet arteria kryesore e qarkullimit në qytetin e Skenderaj, pasi lidh rrugët “Fadil Rrustemi”, “Ilaz Kodra”, “Sala e Hamit Jashari”, “Gjon Buzuku” dhe “Faik Jashari”. Ndërtimi i saj mundëson që në të ardhmën e afeërt të realizohet projekti për zgjërimin e sheshit Adem Jashari, në dy drejtime, në pjesën veriore dhe jugore të tij.

Përurimi i rrugës “17 Shkurti” do të bëhet në ditët e ardhshme, pas përfundimit të tërësishëm të saj.

Displaying IMG_5717.JPG

Displaying IMG_5717.JPG

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz