BallinaRegjionaleDrenasTalenti i veçantë i nxënëses nga Drenasi

Talenti i veçantë i nxënëses nga Drenasi

Të ngjajshme

Policia publikon foton e të dyshuarit për mashtrim, kërkon ndihmën e qytetarëve

Policia e Kosovës, përmes Njësisë për Hetimin e Krimeve...

Futbollisti italian i bashkohet kampit të kombëtares së Italisë një javë përpara

Sulmuesi i kombëtares së Italisë, Mateo Retegui, është rikthyer...

Picula: Gjendja në Serbi është përkeqësuar, procesi i anëtarësimit në BE ka ngecur

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Tonino Picula, vlerësoi...
Artistja Mimoza Studenica ka sjellur një teknikë të re të artit. Ajo përmes ekspozitës “Tregime urbane” ka sjellur punime me rollme letre. E këtë teknikë e ka quajtur “Filigram në letër. Sa i përket këtij lloi të artit ajo ka folur në studion e programit të mëngjesit në RTV21.

Por  Mimoza nuk ështe e vetmja që e ka bërë këtë, ngjajshëm edhe Erleta Krasniqi, nxënëse e klasës së IX-të shkollës së mesme të ulët  “Xheladin Gashi” në Komoran.  Ajo ka treguar se insipirimin e ka marrë nga interneti. E dëshira dhe pasioni për të bërë këtë e ka shtyer që në kohën e lirë ta praktikoj. “Pavarësisht që e pëlqej shumë lëndën e artit edhe tjerat lëndë i mësoj mirë. “, ka thënë ajo

Ajo ka treguar se kur ka filluar këtë art të afërmit e saj kanë qenë më skeptik.  Të njëjten gjë e ka pohuar edhe babai i saj,  por që tani ai është i kënaqur me punën e vajzës së tij.

“Në fillim mu ka dok që po bon hajgare, por kadal kadale nisi edhe kjo me marrë veten me këto punime. Unë  si prind e falënderoj k’to shumë , nuk i ka lanë mësimet anash në shkollë se e përcjelli vazhdimisht ama është gati në ndër nxanëset më të mira në shkollë.  “, ka treguar ai, duke shtuar se se atë e ka bindur edhe mësuesja e artit Egzona Haxhiu.  Ajo i ka dhënë  mbështejte Erletës  dhe  cila ka treguar për kohën kur e ka zbuluar telantin e saj. “Sigurisht që  e kam pa se kjo don përkushtim më tepër dhe me inspiru ma tepër me nxitë me tepër. “, ka treguar ajo.

Ndërkohë që puna e Erletës vlerësohet në shkollë të cilës i është ndarë një hapsirë e veçantë për të zhvilluar talentin e saj. Mësuesja ka treguar se qëllimi i saj është që të realizohet një ekspozitë e Ereltës. “Po mundohem të i ndihmoj që mos të kalojë klasën e 9-të pa e bërë një ekspozitë të saj”, ka treguar ajo.

Kurse, artistja tjetër në studio Mimoza e ka vlerësuar punimet e Erletës, duke i dhënë këshilla shtesë për ta bërë këtë art . E sa i përket planeve të saj Studenica ka treguar se do të sjellë një ekspozitë ku do të prezantojë veshjet kombëtare./21Media

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz