back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajme"Rezoluta pezulloi bisedimet me Serbinë"

“Rezoluta pezulloi bisedimet me Serbinë”

Të ngjajshme

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, thotë se bisedimet me Serbinë janë pezulluar për shkak të respektimit të rezolutës së miratuar në Kuvendin e Kosovës. Por analistët politikë thonë se arsyeja e vërtetë e mostakimit të palëve në Bruksel janë zgjedhjet presidenciale në Serbi e jo një rezolutë e tillë, e miratuar nga legjislativi

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka theksuar për “Zërin” se bisedimet me Serbinë në Bruksel janë pezulluar në respektim të rezolutës së Kuvendit të Kosovës, nëpërmjet së cilës kërkohet një pezullim i tillë pas ndalimit të ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, nga autoritetet franceze në bazë të një fletarrestimi të lëshuar nga Serbia në INTERPOL.

Por, analistët politikë në Kosovë mendojnë se arsyeja e pezullimit të dialogut është krejt diku tjetër e jo te rezoluta e Kuvendit. Sipas tyre, bisedimet janë pezulluar për shkak të zgjedhjeve presidenciale, të cilat do të mbahen këtë të diel në Serbi e që kandidati më favorit për t’i fituar zgjedhjet është kryeministri aktual Aleksandar Vuçiq. Megjithatë, sipas tyre, pavarësisht pezullimit dialogu mes dy vendeve nuk do të ndërpritet.

Këtë gjë e konfirmon edhe këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Barjam Gecaj, i cili thotë për “Zërin” se bisedimet me Serbinë nuk kanë alternativë. “Qeveria dhe kryeministri Mustafa në vazhdimësi e kanë cekur se dialogu nuk ka alternativë. Pra, në dialog nuk jemi as për qejf e as për inate të Serbisë, porse ky është interes yni shtetëror”, ka thënë Gecaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz