BallinaRegjionaleDrenasHoxha nga Drenica, Mulla Osmani: Ka këtë porosi për Azem Deliun (Video)

Hoxha nga Drenica, Mulla Osmani: Ka këtë porosi për Azem Deliun (Video)

Të ngjajshme

OVL UÇK nderon fitoren e Jabllanicës, kujton dëshmorët e luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të...

Lampardi po e shënjestron një fitues të Championsit, si nënshkrimin e parë në elitë

Frank Lampardi po planifikon ta rikthejë një ish-yll të...

FMN nxjerr raportin: Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, radhitet menjëherë pas Moldavisë

Raportet ndërkombëtare po vazhdojnë ta rrëzojnë narrativën qeveritare për...

Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë prezantimit të parkut...

Imami i njohur nga Drenica, Mulla Osman Musliu ka reaguar pas sulmit që i është bërë një shkrimtari të Drenicës. Ai nëpërmjet profilit të tij në facebook i ka dërguar një porosi Azemit duke i thënë se në vend që të merresh me ngacmimin e besimtarëve shiko pak shkruj për temat që na mundojnë çdo ditë. Dajë, shkrimtarë dhe intelektualë bëhesh atëherë kur flet për popullin tënd dhe e arsimon atë.

Ky është statusi i plotë i Mulla Osman Musliut nga Drenica:

Kundër ngacmimit të ndjenjave dhe sulmeve fizike

As loja me ndjenja te besimtarëve nuk mund të cilësohet si liri; ashtu sikur nuk mund të sulmohet një njeri për mendimet e tij.

Liria e shprehjes nuk është mirë të përdoret për ngacmimin e ndjenjave të besimtarëve pa nevojë. Ngase liria e shprehjen në vetvete duhet të ketë pergjegjësinë. Nuk e kam ndërmend ta mbroj e as justifikoj veprimin idiotesk të cilit do “besimtarë” që paska kryer këtë veprim. Nëse ky djalë “besimtari” po e deshka kaq shumë Muhammedin a.s atëherë duhet që dashurinë ta shpreh në menyrën që vetë Ai na ka porositur: “Dhe kur të flasin ose provokojnë injorantët ti pëgjigju me selam apo paqe”.

Ndërsa për Azemin e kam një porosi pasiqë e kisha edhe daj: Daja im në vend që të merresh me ngacmimin e besimtarëve shiko pak shkruj për temat që na mundojnë çdo ditë. Dajë, shkrimtarë dhe intelektualë bëhesh atëherë kur flet për popullin tënd dhe e arsimon atë. Jo atëherë kur i ngacmon dhe ofendon besimet dhe ndjenjat e tyre. E nëse të duhet përkrahje edhe për mendimet që nuk pajtohem unë, nipi të mbronë me kaqikun e vetë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz