back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeDaci: PDK e LDK ditën punojnë për koalicionin, natën kundër koalicionit (Video)

Daci: PDK e LDK ditën punojnë për koalicionin, natën kundër koalicionit (Video)

Të ngjajshme

Hakeri kosovar Liridon Masurica i ekstraduar në ShBA pranon fajësinë në gjykatë

Shtetasi i Kosovës, Liridon Masurica, është deklaruar fajtor për...

Niko Peleshi propozohet për kryetar të ri Kuvendit të Shqipërisë

“Pas kaq vitesh eksperiencë në një sërë institucionesh, si...

Rama propozon uljen e numrit të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka propozuar një ndryshim...

“Ëndrra vazhdon”, Juljan Shehu beson në kualifikim: Forca Shqipëri!

Juljan Shehu është padiskutim një nga futbollistët më kryesorë...

Legjislaturat paraprake kanë qenë më civilizuese dhe më bashkëpunuese në favor të interesit dhe popullit. Kështu vlerëson akademik Nexhat Daci, në TribunaChannel, derisa shton se “më parë ka patur kritere për të hyrë në lista të deputetëve, duke lehtësuar që problemet e rëndësishme të zgjidhen njëzëri nga të gjitha grupacionet politike”.

Sipas tij, nuk ka pasë fërkime për çështje në interes të popullit, duke vlerësuar se “këta përfaqësues politikë janë profilizuar në kuptim të krijimit të profitit për partinë e caktuar dhe në veçanti për udhëheqësin dhe kështu ka devalvu deri në maksimum”.

Koalicionin aktual PDK-LDK-LS e quan të gabuar, dhe sipas tij gjithmonë ka patur mes dy partnerëve më të mëdhenj të koalicionit mungesë të tolerancës mes tyre, dhe kjo thotë se e ka devalvuar paskajshmërisht skenën politike në Kosovë.

“Ditën punon për koalicionin dhe natën punon kundër koalicionit. Bartësit kryesor të koalicionit nuk kanë vullnet që qeveria e sotme të ec më shpejt me rezultate dhe që parlamenti të mos jetë i suksesshëm”, shprehet Daci, transmeton GazetaTribuna.

Gabim strategjik, sipas tij ka qenë pranimi i Listes Serbe në institucionet e Kosovës, duke qenë kthim mbrapa për integrimin e serbëve në Kosovë.

Ai është i bindur se marrëveshja për përcaktimin e kufirit me Malin e Zi është dashtë të vendoset në rend dite në Kuvend dhe të mbyllet, pavarësisht rezultatit, pasi që thotë se “ka mundësi të përmirësohet në arbitrazh,” duke shtuar se mosveprimi pengon në hapa tjerë.

Padrejtësi historike e quan krejt atë që po i ndodhë ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, në Francë.

“Duhet të përfundojë, ka zgjatë shumë. Por zhvillimet e proceseve të këqija është vështirë të ndërpriten rrënjësisht. Besoj se tërë populli dhe institucionet kanë treguar një interesim, por është e pamjaftueshme derisa nuk vendosen standard të kufizimit të bashkëpunimit me sjelljen e kujdo qoftë”, tha Daci. /GazetaTribuna/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz