back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmePDK preferon zgjedhje lokale e qendrore bashkërisht

PDK preferon zgjedhje lokale e qendrore bashkërisht

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Thirrja e mbledhjes se Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, bëri buje të madhe. Kjo për faktin se një pjesë e kësaj partie tashme hapur po kërkojnë shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme. Në këtë mbledhje, e cila zgjati më shumë se një orë u dhanë propozime të ndryshme për situatën politike në vend.

Por, pati zëra për prishje të menjëhershme të koalicionit me LDK-në dhe shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme.

Burime të ‘Indeksonline’, brenda kësaj mbledhje bëjnë me dije se më së shumti ka dominuar ose ka gjetur përkrahje ideja për zgjedhje të përbashkëta. Pra, zgjedhjet qendrore dhe ato lokale të mbahen në pako.

Sipas këtij burimi, pa kritika nuk kanë mbetur as ministrat e PDK-së.

“Në këtë mbledhje u kritikua hapur udhëheqja e qeverisë se drejtuar nga Isa Mustafa. Por, anëtaret e Këshillit Drejtues të PDK-së kishin kritika edhe për performancën e ministrave. Megjithatë, sa i përket zgjedhjeve  situata është e komplikuar pasi nuk ka një vendosmëri se si të veprohet me tutje. Por, mbizotëron ideja për zgjedhje të përbashkëta”, ka thënë ky burim.

Kritika ka pasur edhe në menaxhimi e partisë.

“Ka shumë pakënaqësi në menaxhimin e partisë. Madje disa edhe hapur shprehnin pakënaqësinë e tyre. Emërimi i disa personave në kryesi të PDK-së ka nxitur reagime të shumta në subjektin më të madh në vend”, ka shtuar ky burim.

Idenë për shkuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme e kanë mbështetur hapur eksponent të caktuar të PDK-së. Këtë ide nuk e kanë kundërshtuar as zyrtarë të partive opozitare, ndërsa LDK , e cila po udhëheq me qeverinë e vendit insiston në respektimin e cikleve zgjedhore.

Të Fundit

Sport

ShowBiz