BallinaLajmeTahiri: Armatimi i Serbisë nga Rusia cënon paqen në rajon

Tahiri: Armatimi i Serbisë nga Rusia cënon paqen në rajon

Të ngjajshme

Selin tregon se kush duhet të fitojë Big Brotherin?  

“Personi që këtu brenda ka sakrifikuar duke treguar një...

Ministri izraelit kërkon zgjerimin e kufirit deri në lumin Litani të Libanit

Izraeli duhet të zgjerojë kufirin e tij me Libanin...

Fulham vendos ta blejë Chukwuezen, ja sa miliona do t’i fitojë Milani

Raportohet se Fulhami ka vendosur të aktivizojë opsionin e...

Ministrja për dialog Edita Tahiri ka thënë se armatimi i Serbisë nga Rusia është kundër paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ajo ka shtuar se vendet e Ballkanit perëndimor përfshirë Kosovën janë të përcaktuara për vizionin euroatlantik dhe doktrinën gjeopolitike euroatlantike ku shtylla e sigurisë është NATO-ja.

“Në çfarëdo zhvillimesh të reja ndërkombëtare, partneriteti i Ballkanit perëndimor dihet do të jetë partneritet euro-atlantik sepse shumica e shteteve të rajonit kanë qartësi në orientimin e politikës së jashtme perëndimore, përveç Serbisë e cila nuk ka qartësi në politikën e jashtme, ende është mes Brukselit dhe Moskës. Serbia po përpiqet të bëhet pjesë e  lojërave të mëdha gjeopolitike në rajon, ndonëse është një shtet i vogël, dhe kësaj radhe do të gjejë përballë shtetet e rajonit me vlera të përbashkëta për paqe dhe stabilitet dhe me orientime perëndimore, dhe jo si në kohën e zhbërjes së ish-Jugosllavisë kur kjo aleancë veriperëndimore nuk ishte konsoliduar ende”- ka thënë Tahiri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz