back to top
Monday, October 20, 2025
BallinaTeknologjiAplikacioni që lejon dërgimin e mesazheve pa Wi-Fi dhe pa roaming nga...

Aplikacioni që lejon dërgimin e mesazheve pa Wi-Fi dhe pa roaming nga çdo vend i botës

Të ngjajshme

Leo zbulon “terapinë” pas ndarjes nga Lela

Dyshja e famshme Lela e Leo kanë qenë temë...

​Arrijnë rezultatet e para nga votimet me postë për kryetar të Prishtinës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar votat e...

Gara e ngushtë në Tetovë: VLEN në epërsi, AKI e ndjek me 37,84%

Koalicioni VLEN dhe Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) janë...

Pas sanksioneve amerikane, varësia nga nafta ruse po kthehet kundër Serbisë

Serbia ka probleme serioze për shkak të marrëveshjes ekonomike...

Aplikacioni FireChat ju lejon që të dërgoni mesazhe e të pranoni, pa pasur nevojë për roaming, paketa ndërkombëtare të shtrenjta apo internet me Wi-Fi, transmeton koha.net.

FireChat është perfekt për udhëtime, pasi i lejon përdoruesit që të dërgojnë apo pranojnë tekst mesazhe pa internet fal diçkaje që quhet rrjeti mesh.

Në parim, rrjeti mesh ju lejon që të komunikoni me wireless duke dërguar mesazhe nga telefoni që ka aplikacionin FireChat (brenda 40 metrash larg) te një tjetër, me Wi-Fi apo antena të Bluetooth.

Dhe nëse nuk ka ndonjë lidhje afër, mesazhet ruhen deri sa të mund të dërgohen. Ato janë të enkriptuara ndërsa ky aplikacion mund të përdoret edhe në aeroplanë, transmeton koha.net.

Kjo do të thotë se sa më shumë njerëz ta shkarkojnë këtë aplikacion aq më mirë do të jetë, dhe sipas Skift, vetëm rreth 5 milionë pajisje deri tani në të gjithë botën e kanë shkarkuar atë, por sipas krijuesve të tij, kjo është rreth 5 për qind e popullatës së qyteteve, dhe mesazhet mund të pranohen me vonesë rreth 10 minuta.

Gjëja e cila e bënë atraktive këtë aplikacion, edhe pse keni Facebook Messenger apo WhatsApp kur të jeni të lidhur me internet, është se FireChat nuk i nevojitet ndonjë bartës apo lidhje të jashtme, dhe punon në çdo vend.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz