back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleDrenasÇfarë u miratua në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Drenasit

Çfarë u miratua në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Drenasit

Të ngjajshme

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Lokacioni i dyshuar për varrezë masive në Kozhle është përdorur si deponi mbeturinash

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin...

 

Të premten pasdite është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës së Drenasit dhe janë shqyrtuar 7 pika të rendit të ditës, në mesin e tyre edhe plani komunal për transparencë, ku me disa plotësime, në mënyrë unanime është votuar nga anëtarët e Kuvendit.

Mbledhjen e parë të këtij viti e ka kryesuar, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, z. Naim Bazaj, ndërsa në mbledhje ishin të pranishëm, Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, drejtor të drejtorive komunale, anëtarët e Kuvendit, përfaqësues të OSBE-së, KFOR-it, medieve dhe qytetarë.

Fillimisht në mbledhje është votuar procesverbali i mbledhjes së kaluar, pastaj pika e dytë e propozim vendimit për raportin e komisionit për shqyrtimin e kërkesave dhe ankesave të palëve për emërtim të rrugëve, rrugicave dhe vendeve të tjera publike të Komunës së Drenasit është vendosur që në mbledhjen e ardhshme të sillet propozimi me ndryshimet e ngritura në Kuvend pastaj të votohet.

Në piken e tret, me disa plotësime, anëtarët e Kuvendit me vota unanime kanë votuar planin e veprimit për transparencë komunale, ndërsa për pikën e katërt, pas elaborimit të raportit të punës dhe aktiviteteve për vitin 2016 të Grupit të Grave Asambleiste është votuar po ashtu ne mënyrë unanime.

Në pikën e pestë, për plotësimin e një anëtari të Komitetit për Politikë e Financa, është votuar me shumicë votash, anëtari i Kuvendit Komunal, Rifat Bilalli nga LDK-ja, ndërsa në pikën e gjashtë, është votuar që Kristina Sopi të plotësohet dhe zëvendësohet në Komitetin për Komunitete.

Në pikën e shtatë, është diskutuar për çështje të ndryshme, me theks të veçantë për pronat publike të dhëna në shfrytëzim, që Komisioni i kësaj procedure është propozuar nga kryetari i Komunës që të ndryshohet në mbledhjen e ardhshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz