BallinaRegjionaleMitrovicëVlera e Trepçës kap shifrën marramendëse

Vlera e Trepçës kap shifrën marramendëse

Të ngjajshme

Hetohet futbolli italian, nis marrja e dëshmive të para të arbitrave

“Akuzat e ngritura kundër klientit tim kanë të bëjnë...

Statovci: Lajm i jashtëzakonshëm iniciativa në Kongresin Amerikan për Kosovën në NATO

Ish-deputetja Jeta Statovci ka reaguar pas prezantimit të një...

Ngjarje e rëndë në SHBA: Avioni me sportistë rrëzohet, humbin jetën të gjithë në bord

Një avion i vogël që transportonte lojtarë të pickleball-it...

Haxhiu për konferencën Kurti-Rushiti në Presidencë: Institucionet s’janë private, janë publike

U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, është përgjigjur në lidhje...

Mësohen dy ekipet e para që bien nga Serie A

Edhe pse nuk pritej të luanin deri të dielën...

Nuk është e rastësishme këmbëngulja e Serbisë për pasurinë më me vlerë të Kosovës, Trepçën. Por, sa është saktësisht vlera e Trepçës, nga e cila nuk po heq dorë me presione të vazhdueshme qeveria e Serbisë?

Sipas presidentit shqiptar për Miniera dhe Minerale, Sahit Muja, Kosova me Trepçën ka minerale në vlerë prej 2 trilionë dollarësh, gjithnjë sipas hulumtimit më të fundit që instituti që drejton Muja ka realizuar në Kosovë gjatë muajit janar të këtij viti.

Muja ka thënë për mediat amerikane se Kosova dhe Trepça kanë rezerva të mëdha të mineraleve që llogariten të jenë prej rezervave më të mëdha në botë, transmeton Telegrafi.

Ai thotë për New York News se Serbia jo rastësisht po insiston për Trepçën dhe pasuritë minerale të Kosovës.

Sipas Mujës, shumë investitorë amerikanë dhe kanadezë janë duke shikuar mundësinë për të investuar në Kosovë për shkak të politikave të volitshme fiskale dhe ambientit miqësor ekonomik, por vlerëson se paqartësitë dhe definimi i këtyre pasurive të mëdha natyrore të ka Kosova në raport me Serbinë po pengon procesin e zhvillimit ekonomik.

Trepçka ka potencial për të gjeneruar qarkullim vjetor prej 4 miliardë dollarë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz