BallinaLajmeMuri rrënohet, Asociacioni formohet

Muri rrënohet, Asociacioni formohet

Të ngjajshme

Asllani, Avdullahu e Hajdari startojnë për Hoffenheimin në derbin ndaj Stuttgartit

Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes Hoffenheim dhe...

Hetohet futbolli italian, nis marrja e dëshmive të para të arbitrave

“Akuzat e ngritura kundër klientit tim kanë të bëjnë...

Statovci: Lajm i jashtëzakonshëm iniciativa në Kongresin Amerikan për Kosovën në NATO

Ish-deputetja Jeta Statovci ka reaguar pas prezantimit të një...

Ngjarje e rëndë në SHBA: Avioni me sportistë rrëzohet, humbin jetën të gjithë në bord

Një avion i vogël që transportonte lojtarë të pickleball-it...

Haxhiu për konferencën Kurti-Rushiti në Presidencë: Institucionet s’janë private, janë publike

U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, është përgjigjur në lidhje...

Zyrtarët e Qeverisë thonë se muri në veri të Mitrovicës do të rrënohet dhe njëkohësisht do të punohet edhe në themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Megjithatë, sipas tyre, rrënimi i murit nuk kushtëzohet me Asociacionin, shkruan sot Gazeta “Zëri”

Rrënimi i murit në veri të Mitrovicës nuk kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kështu thonë për “Zërin” zyrtarët e Qeverisë së Kosovës.

Në anën tjetër, partitë opozitare insistojnë që ekzekutivi ta respektojë Rezolutën e Kuvendit për rrënimin e murit dhe mos të merret me themelimin e Asociacionit.

Ata madje vlerësojnë se nuk duhet të ketë mur ndarës në Kosovë e as “Zajednicë”.

Gecaj: S’ka datë për rrënimin e murit

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka thënë se ende nuk dihet data e saktë se kur do të rrëzohet muri në veri dhe kur do të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe.

“Jo, nuk kam data për këto çështje”, ka deklaruar ai.

Ndërkohë, duke folur për mundësinë e një marrëveshjeje që muri të rrëzohet në këmbim të krijimit të Asociacionit, ai ka thënë se këto dy çështje nuk ndërlidhen aspak mes vete.

“Edhe Asociacioni edhe muri do të ndeshen me ligjin. Në të dyja rastet do të veprohet konform ligjit dhe këto çështje nuk ndërlidhen”, është shprehur tutje Gecaj për “Zërin”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz