back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeWilliam Walker ia jep besën Kosovës

William Walker ia jep besën Kosovës

Të ngjajshme

Kylie dhe Timothée bëjnë pazar për rroba banjoje

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet morën pak rroba me...

Lushaku-Sadriu: Abdixhiku e meriton të vazhdojë në krye të LDK-së

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu,...

Vdes pjesëtari i kabinetit të Alban Hysenit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për vdekjen...

Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e arrestuar në Shqipëri

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues...

Sot në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, mikut të madh të shqiptarëve, ambasadorit William Walker iu nda mirënjohje për kontribut në shëndetësinë publike të Kosovës.

Mirënjohja iu nda nga Drejtori i IKSHPK, Dr Naser Ramadani, i cili me këtë rast tha se institucioni më i lartë i shëndetësisë Publike në Kosovë, ka vendosur të nderojë ambasadorin William Walker me një mirënjohje të lartë për kontributin e dhënë në shëndetësinë Publike të Kosovës dhe për ndihmesën e madhe që i ka bërë këtij populli në mbrojtjen e shëndetit publik, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.

Ambasadori William Walker, tha se ndjehet i nderuar për këtë mirënjohje.

“E keni besën e Walkerit që do të bëjë çdo gjë për Kosovën”, u shpreh ambasadori Walker.

Ambasadori Walker njihet si një mik i madh i popullit të Kosovës për kontributin e tij dhënë këtij të fundit gjatë luftës së Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz