back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaKulturë1 milion e 200 mijë euro për qendrat kulturore në Vushtrri dhe...

1 milion e 200 mijë euro për qendrat kulturore në Vushtrri dhe Suharekë

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në vazhdën e investimeve kapitale, për ndërtimin apo renovimin e qendrave të kulturës nëpër komuna të Kosovës, sot ka nënshkruar dy memorandume të bashkëpunimit, me Komunën e Suharekës dhe të Vushtrrisë.

Memorandumi ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Suharekës është nënshkruar për “Ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës Ukë Bytyqi në Suharekë”, dhe është në vlerë financiare prej 950 mijë euro.

Me këtë rast, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, u shpreh se investimet që po bëhen në qendrat e kulturës nëpër shumë komuna të Kosovës, duke ndërtuar objekte të reja apo duke rinovuar ato ekzistuese, janë synim politik për të përmirësuar infrastrukturën kulturore në Kosovë, me qëllim të krijimit të kushteve më të volitshme dhe bashkëkohore, për zhvillimin e aktiviteteve kulturore nëpër komunat e Kosovës, dhe shtoi se këto investime do të vazhdojnë edhe nëpër komuna tjera.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, e falënderoi ministrin Shala për bashkëpunimin e frytshëm në shumë fusha, dhe sidomos tani për këtë investim kapital në Suharekë, me çka, kjo komunë do të bëhet me shtëpi moderne të kulturës.

Ndërkaq, memorandumi ndërmjet Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komunës së Vushtrrisë, u nënshkrua me qëllim të mbështetjes financiare për projektin “Qendra e Kulturës Hasan Prishtina në Vushtrri”, me vlerë financiare prej 250 mijë euro.

Ministri Kujtim Shala dhe kryetari Bajram Mulaku, e vlerësuan bashkëpunimin ndërmjet MKRS-së dhe Komunës së Vushtrrisë, dhe u shprehën se ky investim është me rëndësi të veçantë për ambientin kulturor të këtij qyteti, sepse do të krijohen kushte më të mira për gjithë ata që do të zhvillojnë aktivitet kulturore në këtë objekt. /Drenica Press/

Të Fundit

Sport

ShowBiz