BallinaKulturëAQSH zbulon pergamenin e rishkruar në shek. X: I vetmi në Shqipëri!

AQSH zbulon pergamenin e rishkruar në shek. X: I vetmi në Shqipëri!

Të ngjajshme

Perez tregon se a e pëlqen Lamine Yamalin dhe a mund të transferohet në Real Madrid në të ardhmen?

Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në...

Ambasadori britanik: “Non grata” e Berishës nuk është politike, është ligjore

Ambasadori britanik në Shqipëri, Nicholas Abbott, në një intervistë...

PSG-ja s’ka të ndalur, shpallet kampion në Ligue 1

Skuadra e Paris Saint-Germain është kampion i sezonit 2025/26...

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave zbulon një dokument të rëndësishëm.

Bëhet fjalë për një dorëshkrim, Dosja 14, Fondi “Kodikët e Shqipërisë”, i cili ka 8 fletë palimpsesti, i vetmi, me sa dimë, sot në Shqipëri.

Palimspesti, që  nga greqishtja do të thotë “gërvisht/pastroj përsëri”,  është pergamena e rishkruar apo e ricikluar. Kur një fletë apo një fragment dorëshkrimi në pergamenë bëhej i papërdorshëm, fletët e shkruara pastroheshin na shtresa ekzistuese e shkrimit përmes një procesi ende të diskutuar sot, dhe përdoreshin për t’u rishkruar përsëri.16002882_1311019605608623_3317434796429555302_n

AQSh sqaron se nga shtresa e poshtme e shkrimit – scripta inferior – kuptojmë se pergamena e ripërdorur daton në shek. X, kurse shtresa e sipërme – scripta posterior – daton në shek. XIII.

Dorëshkrimi, sipas gjasave, është prodhuar në zonën e Otrantos në Itali dhe para se të bëhej pjesë e koleksionit të dorëshkrimeve të AQSh ka qenë në pronësi të bibliotekës së Mitropolisë së Beratit në Shqipëri.

Tekstet përmbajnë jetë shenjtorësh dhe ligjërata të Etërve të Kishës. /ata/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz