back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaLajmeLulzim Peci: Treni serb si Kali i Trojës, Serbia po provokon skenarin...

Lulzim Peci: Treni serb si Kali i Trojës, Serbia po provokon skenarin e Krimes

Të ngjajshme

Shqipëria do të luajë ndeshje miqësore ndaj Jordanisë më 14 tetor në “Air Albania”

Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë një ndeshje miqësore në...

Shqipëria aranzhon një miqësore para ndeshjes me Serbinë!

Kombëtarja shqiptare do të rikthehet sërish në fushë në...

ZKA-ja: Sistemi aktual për mbrojtjen e konsumatorëve nuk është efektiv

Zyra Kombëtare e Auditimit ( ZKA) ka realizuar auditimin...

Lokacioni i dyshuar për varrezë masive në Kozhle është përdorur si deponi mbeturinash

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin...
Ish Zyrtari ndërlidhës i Kosovës në Serbi, Lulzim Peci, duke e komentuar ardhjen e trenit serb në Kosovë thotë se Serbia se bashku me Rusinë është duke e provokuar skenarin e Krimesë për Veriun e Kosovës,  në kohën e vakumit të lidershipit në SHBA dhe BE-së së pafuqishme dhe të përçarë.

Siç shkruan ai, Kremlini dhe Beogradi po mendojnë se koha është kthyer në fillim të 90-tave, dhe po bëjnë versionin 2.0 të politikës  së Millosheviqit. Këtë situatë ai thotë se duhet ta tejkalojmë me maturi dhe vendosshmëri.

“Tanimë është e qartë se dialogu me Serbinë ka pësuar vdekje klinike dhe nuk mund të vazhdojë në formatin e tanishëm, pasi Beogradi po dëshmon edhe njeëherë se nuk është asgjë më tepër se sa një kali i Trojës i Rusisë në Ballkan për të dëmtuar, dhe eventualisht për të shkatërruar projektin Euro-Atlantik të paqes dhe sigurisë në rajon”, thekson ai.

Peci vlerëson se është koha e fundit që partitë politike teë Kosovës të kthjellen, t’i lënë anash ndasitë dhe të punojnë së bashku në këto kohe të turbullta. “Populli i Kosovës eshte kontribuesi nr. 1 i pavarësisë së vendit tonë,  dhe ju të zgjedhurit tonë keni obligim ta mbroni atë”, përfundon ai./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz