BallinaLajmeA do ta ndal Policia e Kosovës trenin serb? Presidenti sapo kërkoi...

A do ta ndal Policia e Kosovës trenin serb? Presidenti sapo kërkoi ndaljen e menjëhershme të tij

Të ngjajshme

Dyshohet se e ngacmonte vazhdimisht një grua, arrestohet një person në Prishtinë

Një burrë është arrestuar të shtunën pasdite në Prishtinë,...

Sot xhiroja e radhës në Superligë

Sot zhvillohet xhiroja e 34-të në Superliga e Kosovës,...

Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj: Doli nuk shtëpia e nuk u kthye më

Një vajzë është raportuar e zhdukur në Prizren. Policia njofton...

Arsenal armësh dhe uniformë ushtarake zbulohen në një objekt të pabanuar në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake...

Ndaj trenit serb që sot pritet të hyjë në Kosovë, ka reaguar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në një postim në Facebook ka thënë se treni i mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, është në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Presidenti ka kërkuar veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të tij.

E papranueshme përveç kësaj për presidentin është se në këtë tren ka zyrtarë serbë që e kanë të ndaluar hyrjen në Kosovë.

“Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Por, hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme. Për më tepër, në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi”, ka shkruar presidenti.

Sipas presidentit duhet të parandalohet çfarëdo veprimi ilegal, duke e quajtur provokim të radhës.

Prandaj, çfarëdo që është ilegale dhe cenon sovranitetin shtetëror të Kosovës, duhet të parandalohet. Ky tren është provokim i radhës dhe autoritetet e Kosovës duhet t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të tij. HTH

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz