Trabzonspori ka arritur marrëveshje me Beşiktaşin për transferimin përfundimtar të mesfushorit ofensiv Ernest Muçi, duke aktivizuar opsionin e blerjes prej 8.5 milionë eurosh.
Sipas marrëveshjes, klubi nga Trabzoni do ta paguajë shumën e transferimit në pesë këste të barabarta, ndërsa lojtari do të firmosë kontratë të re 3-vjeçare.
Muçi ishte pjesë e Trabzonsporit në formë huazimi me opsion blerjeje nga Beşiktaşi, dhe pas negociatave të fundit mes dy klubeve, marrëveshja është mbyllur me sukses, duke i dhënë fund një prej çështjeve më të rëndësishme të merkatos për klubin turk.
Ky sezon ka qenë shumë i suksesshëm për 25-vjeçarin shqiptar, i cili në 34 ndeshje ka shënuar 15 gola dhe ka dhënë 9 asistime, duke u shndërruar në një nga lojtarët më vendimtarë të ekipit.