Al-Hilal ka fituar ndeshjen e radhës në “Saudi Pro League”.
Ata mposhtën Neomin me rezultat 2-0, pas golave të Ruben Neves dhe Sultan Mandash.
Fitorja e sotme e vazhdon ecurinë e tyre pa humbje, ku po ashtu i afrohet Al-Nassrit të Cristiano Ronaldos me vetëm 2 pikë.
Titulli në Arabinë Saudite do të vendoset të enjten më 21 maj, ku atyre i duhet fitorja ndaj Al-Fayhas dhe Al-Nassr të humb ndaj Damacit./IndeksOnline/