Instituti Hidro Meteorologjik i Kosovës njofton se gjatë dy ditëve të ardhshme të vikendit në vendin do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara do ta karakterizojë vendin për këto dy ditë të vikendit, transmeton Koha.net.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 0 deri 3gradë Celsius.
Të dielën për shkak të ndryshimeve në amplitudat termike ka mundësi që vende-vende të ketë mjegull të dendur e cila do ta zvogëloj dukshmërinë horizontale. Do të fryjë erë nga verilindja dhe më pas nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4.