BallinaLajme150 milion euro për Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së

150 milion euro për Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së

Të ngjajshme

Ministri britanik i mbrojtjes vjen në Kosovë, takohet me komandantin e KFOR-it

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka bërë të...

EKSKLUZIVE: Shtyhet vendimi për krerët e UÇK-së deri më 20 korrik

Kanë kaluar tashmë mbi dy muaj ditë që nga...

Linjat ajrore anulojnë 13 mijë fluturime në maj për shkak të krizës së karburantit

Linjat ajrore në mbarë botën kanë anuluar mijëra fluturime...

 

Qeveria në mbledhjen e rregullt miratoi edhe vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 150 mijë euro për Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, mjete këto që do të jenë në funksion të blerjes së protezave për invalidët e UÇK-së.

“Kjo vjen sipas kërkesës së vetë Shoqatës nga e cila është kërkuar që të ndahen këto mjete dhe këto mjete shkojnë në funksion të përmirësimit të gjendjes shëndetësore të invalidëve të UÇK-së sikurse edhe integrimit të tyre më të mirë në shoqëri. Ne si Ministri kemi analizuar këtë kërkesë së bashku me Ministrinë e Financave dhe mendojmë se këto mjete duhet të ndahen në funksion të një bashkëpunimi të cilin e kemi pasur me Shoqatën dhe në funksion të një ndarje të kohëpaskohshme gjatë vitit, të ndarjes së mjeteve për proteza. Andaj, duke marrë parasysh gjendjen shëndetësore të invalidëve, rëndësinë për integrimin e tyre dhe funksionimin e përditshëm ju ftoj ta miratoni këtë kërkesë”, tha ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz