Lideri i PDSH-së Menduh Thaçi para pak çastesh ka deponuar tek organet partiake dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit të partisë, informon Zhurnal.
Kjo si pasojë e humbjes së madhe që PDSH pati në zgjedhjet e parakohëshme parlamentare duke rënë kështu nga 7 mandate në dy mandate të fituara në zgjedhjet e 11 dhjetorit.
Kështu, Partia Demokratike Shqiptare ka vendosur që të shkojë në kongres të jashtëzakonshëm për datën e të cilit akoma nuk ka vendosur partia se kur do të mbahet.
Në vazhdim postimi i kryetarit të PDSH-së
Të dashur miq, sapo dorëzova dorëheqjen e parevokueshme nga posti i Kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare, Këshillit Drejtues të PDSH-së. Partinë Demokratike Shqiptare do t’a drejtojë në mënyrë kolektive Këshilli Drejtues deri në Kongresin e jashtëzakonshëm, data e mbajtjes e të cilit do të caktohet nga Kuvendi Qendrorë i Partisë. Koordinatorë i aktiviteteve u emrua Sekretari i Përgjithshëm z.Azem Sadiku, ndërsa unë mbetem ushtarë i bindur i Partisë Demokratike Shqiptare.