Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti konferencë lidhur Raundin e Dytë të Zgjedhjeve të Jashtëzakonshme për Kryetar Komune në Drenas (Gllogoc).
Në këtë konferencë, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka bëri të ditur se pjesëmarrja në votime e qytetarëve me të drejtë vote deri në orën 11:00 është: 3 mijë e 843 votues, apo 7.31%.
Deri në të njëjtën kohë, në Raundin e Parë (04 dhjetor) patën votuar 7.63% e qytetarëve me të drejtë vote.
Gjithashtu, kryetarja Daka njoftoi se duke u mbështetur në informacione nga Qendrat e Votimi procesi zgjedhor është duke vijuar normalisht.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka publikuar në faqen zyrtare edhe vegzën ku do të mund të shihni të dhënat lidhur me daljen e votuesve për çdo Vendvotim, në periudha të caktuara, por edhe rezultatet preleminare: https://rezultatet.kqz-ks.org/ /Drenica Press/